Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-10-2016

Trajnimi për data bazën EBSCO

Me datë 24 tetor 2016, në mbështetje të Asociacionit të Bibliotekave Elektronike (ABEK) në Institutin Gjyqësor të Kosovës, është realizuar trajnimi për qasjen dhe përdorimin e data bazës EBSCO.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi me resurset që ofron kjo data bazë si dhe teknikat e kërkimit dhe hulumtimit.

Në këtë trajnim nga eksperti i lartë për mbështetje qendrore për Evropën i kësaj data baze janë vënë në pah shërbimet dhe informacionet që kjo data bazë i ofron, teknikat për hulumtim dhe qasja në tekstin e plotë të materialeve bibliotekare.

Në trajnim morën pjesë stafi i programit, zyrtari përgjegjës për teknologji informative si dhe dhe stafi i bibliotekës së IGJK-së.

Shpërndaje :