Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-10-2016

Kongresi Ndërkombëtar për Drejtësi

Më 17-19 tetor 2016, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, në Stamboll është zhvilluar “Kongresi Ndërkombëtar për Drejtësi”, qëllimi i të cilit ishte rritja e bashkëpunimit gjyqësor dhe lehtësimi i funksionimit të gjyqësorit.

Ndër temat kryesore që u shtjelluan nga ekspertë të drejtësisë së Evropës ishin: zgjidhja alternative e kontesteve, përshpejtimi ose shkurtimi i proceseve gjyqësore, trajnimi gjyqësor, e drejta kushtetuese, struktura e prokurorisë dhe hetimi efektiv, traktatet ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale, mjetet juridike në procedurën penale, imuniteti gjyqësor ndërkombëtar, të drejtat e viktimave dhe shumë tema tjera.

Në këtë program tre ditor kanë marrë pjesë gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe përfaqësues nga institucionet  sistemit të drejtësisë të rreth 48 shteteve.

Punimet e këtij kongresi i kanë ndjekur edhe një delegacion përfaqësues nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, në kuadër të të cilit ishin Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, Kryetarë të Gjykatave, gjyqtarë, drejtues të IGJK-së dhe SKPK-së.

Shpërndaje :