Më 4 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Kushtet për lidhjen e kontratës, efektet dhe interpretimi”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’iu mundësoj pjesëmarrësve të njohin më mirë kushtet ligjore të cilat duhet të plotësohen për lidhjen e kontratës, efektet e kontratës për palët kontraktuese, mënyra e interpretimit të kontratës, dhe shkaqet për anulimin e saj, pasi që numri i kontesteve që lindin nga kontrata dhe marrëdhëniet kontraktuese është në rritje e sipër.
Në trajnim u elaboruan zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe dispozitave tjera në fuqi lidhur me kaparin, kaucionin si dhe mjeteve për sigurimin personal të ekzekutimit të kontratës siç është pendimi, kushti penal dhe dorëzania.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve praktike të zgjidhura në bazë të aktgjykimeve nga praktika të ndryshme gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimit ishin gjyqtarë të gjykatave themelore.
04-11-2016