Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-11-2016

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave - Sesioni III

Më 25-26 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetjen e GIZ, ka realizuar trajnimin “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave - Sesioni III”.

Qëllimi i këtij sesioni trajnues ishte që të kontribuoj në thellimin e njohurive në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar për luftimin e pastrimit të parave dhe masave adekuate parandaluese për veprat e kësaj natyre.

Fillimisht, në kuadër të këtij sesioni u shtjelluan zgjidhjet e mundshme alternative, me fokus të veçantë, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë në rastet e pastrimit të parave. Më tej, trajnimi u fokusua në elaborimin e formave të bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtarë, roli i NJIF-it në këtë fushë, dhe rekomandimet e burimeve ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkombëtar për rastet e pastrimit të parave. Përgatitja e rastit për gjykim, masat për parandalimin e pastrimit të parave të dhe praktikat më të mira në këtë drejtim, ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në këtë sesion.

Ky ishte sesioni i fundit i këtij programi trajnues, i cili është realizuar në tri sesione në tërësinë e tij.

Përfitues të këtij sesioni ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të apelit.

Shpërndaje :