Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2016

Vepra penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

Më 13 dhjetor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Zyra në Prishtinë ka realizuar trajnimin me temë “Vepra penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut”.

Trajnimi kishte për synim që përmes prezantimit të rasteve nga praktika gjyqësore dhe diskutimeve grupore, të ofrohen alternativa për problemet dhe vështirësitë praktike në lidhje me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në fokus të trajnimit ishin: rrëmbimi dhe shtrëngimi, privimi i kundërligjshëm i lirisë, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike si dhe tortura dhe veprat tjera penale nga ky kapitull.

Gjatë këtij trajnimi  u analizuan disa nga veprat kryesore të Kapitullit XVII të Kodit Penal të Kosovës. Pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë për mundësitë e mbrojtjes efikase të viktimave të këtyre veprave penale. 

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë, prokurorë nga niveli themelor si dhe bashkëpunëtor profesional. 

Shpërndaje :