Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2016

Komunikimi i jashtëm dhe i brendshëm

Me 23 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të programit të trajnimeve ka organizuar trajnimin me temë “Komunikimi i jashtëm dhe i brendshëm”.

Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e mënyrës së komunikimit brenda administratës së gjykatave dhe prokurorive, si çelësi kryesor i arritjes së objektivave dhe synimeve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve gjyqësore efikase, efektive dhe transparente.

Fillimisht në këtë trajnim u elaborua roli dhe rëndësia e komunikimit të brendshëm, me theks të veçantë, ndërtimi i marrëdhënive të shëndosha njerëzore dhe profesionale, brenda anëtarëve të institucionit me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta për të sjellë dobi të përgjithshme për interesat publike. Në  kuadër të këtij trajnimi u trajtua forma e motivimit në punë, roli i punës në grup, rrjedha e informacionit si dhe shkëmbimi i informacionit. Më tej, u diskutua edhe për komunikimin e jashtëm dhe politikat e standardet e aplikueshme, i cili bëhet më qëllim të informimit të publikut më punën që është duke e bërë institucioni përkatës.

Gjithashtu, një vëmendje e caktuar i është kushtuar edhe planifikimit të mirë dhe të saktë të punës, monitorimit të aktiviteteve, delegimit të punës, si dhe raportimit të drejtë sipas standardeve, me qëllim të avancimit të rolit dhe punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe personelit të këtyre institucioneve.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve lidhur me dilemat dhe vështirësitë gjatë punës së tyre në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin Administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave dhe prokurorive si dhe zyrtarë për informim nga gjykatat themelore dhe gjykata e Apelit.

Shpërndaje :