Nga data 18-21 nëntor 2016, IGJK ka realizuar një punëtori për “Hartimin e Programit të Punës së IGJK-së për vitin 2017”.
Në fokus të kësaj punëtorie ishte përcaktimi i objektivave të programeve trajnuese, hartimi i Planit Vjetor të Punës për vitin 2017, hartimi i regjistrit të rreziqeve për vitin 2017, si dhe finalizimi i Rregullores së Programit për Trajnim Fillestar.
Pas analizimit dhe diskutimeve të shumta, grupi punues ka përcaktuar strukturën dhe objektivat e secilit program trajnues, prioritetet për periudhën një (1) vjeçare dhe ka përgatitur draftin e programit të punës.
Struktura e programit të punës për vitin 2017, përfshinë misionin dhe vizonin e IGJK-së, objektivat strategjike, programin e trajnimeve duke përfshirë programin e trajnimit të vazhdueshëm, programin e trajnimit fillestar, trajnimet për avancim, programin për hulumtime dhe publikime, kurset për administrimin e gjykatës dhe prokurorisë, kurset trajnuese për profesionistë të tjerë, trajnimi për trajnues, mësimin në distancë, administratatën, financat dhe infrastrukturën e IGJK-së, programet e përbashkëta me partner strategjik dhe plani për zbatimin e programit të punës.
Po ashtu është finalizuar edhe Rregullorja e Programit Fillestar e cila rregullon zbatimin e programit trajnues për aftësimin profesional dhe ngritjen e shkathtësive praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit të sapoemëruar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, e cila më tej do të diskutohet në Komisionin e IGJK për Çështje Normative dhe do të dërgohet për miratim në Këshillin Drejtues të IGJK-së.
Mbështetur në këtë strukturë dhe prioritete, grupi punues ka hartuar Planin e Punës për vitin 2017, i cili do të diskutohet më tej dhe do të miratohet Këshilli Drejtues i IGJK-së.
Pjesëmarrës ishin: stafi i IGJK-së.
23-11-2016