Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes IGJK-së dhe Shkollës Kombëtare të Magjistraturës së Francës (ENM) prej dt. 21-25 nëntor një gjyqtar i Gjykatës Themelore – Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka qëndruar në Francë në një program internshipi (program praktik i trajnimit).
Tema e trajnimit ka qenë e orientuar në çështjen e korrupsionit dhe atë me theks të veçantë në zbulimin, luftimin dhe preventivën e korrupsionit, pra i tërë trajnimi ka qenë i orientuar në bashkëpunimin kombëtarë dhe ndërkombëtarë të institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe atë nga zbulimi i tij, marrja e masave në luftimin e tij si dhe preventiva e ndërmarrë në parandalimin e korrupsionit.
Fokusi i këtij trajnimi qëndronte te krijimi i bashkëpunimit profesional, të të gjitha institucioneve në luftë kundër korrupsionit duke përfshirë të gjithë akterët si qeveritar dhe jo-qeveritar, strategjia e krijimit të departamenteve të posaçme për luftimin e korrupsionit sidomos në gjykata, prokurori, agjenci hetimore etj., përgatitja e burimeve njerëzore si dhe te hartimi i plan–programeve lidhur me preventivën e korrupsionit.
Ky program është financuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë.
25-11-2016