Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-11-2016

Menaxhim i burimeve njerëzore

Më 16 nëntor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, ka realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i burimeve njerëzore”.

Trajnimi është realizuar me qëllim që pjesëmarrësit të njohin mirë pakon e legjislacionit të shërbimit civil, praktikën dhe sfidat në zbatimin e këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore.

Trajnimi gjithashtu, synim kishte edhe forcimin e shkathtësive profesionale të stafit përkatës administrativ për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat dhe rregulloret e brendshme.

Diskutimet gjatë trajnimit u fokusuan në elaborimin e kornizës së përgjithshme të ligjit për shërbimin civil, çështjet që lidhen me rekrutimin, ndërtimin e karrierës, avancimin, vlerësimin,  lidershipin, puna në ekip dhe dobitë nga puna ekipore si dhe motivimi i personelit.

Gjithashtu u diskutua rreth krijimit të kushteve për zbatimin e praktikave dhe procedurave uniforme për menaxhimin e burimeve njerëzore në gjykata dhe në prokurori, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe politikat e miratuara nga KGJK-ja dhe KPK-ja.

Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve në grupe. Përfitues të këtij trajnimit ishin administratorët dhe zyrtarët për personel të gjykatave dhe prokurorive të regjioneve të ndryshme. 

Shpërndaje :