Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-11-2022

Nën moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i dytë: Llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së

Më 16 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: aktgjykimi i pjesshëm, aktgjykimi në bazë të pohimit, aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimi për shkak të pa dëgjueshmërisë, aktgjykimi për shkak të mungesës, aktgjykimi pa shqyrtim kryesor të çështjes, nxjerrja e aktgjykimit pa caktuar seancë gjyqësore sipas dispozitës së nenit 398 të LPK-së dhe nxjerrja e aktgjykimit pa caktuar seancë gjyqësore sipas dispozitave nga neni 399 i  LPK-së.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :