Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-11-2022

Marrja e deklaratës së fëmijëve – viktimë nga eksperti – Sesioni III

Më 16-17 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Marrja e deklaratës së fëmijëve – viktimë nga eksperti – Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Ligji procedural, masat hetimore në legjislacionin e brendshëm, intervistimin  forenzik të fëmijëve që mund të zbatohet në të gjitha format e dhunës, abuzimit ose shpërfilljes me të cilat kanoset ose cenohet integriteti fizik dhe psikik i fëmijës e  të cilat  paraqesin shkelje të njërës ndër të drejtave themelore të njeriut të mbrojtura me konventë.  

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të DP-së dhe DKR-së.

Shpërndaje :