Më 18 nëntor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, parimet e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë, kompetenca vendore, lendore, funksionale dhe ndërkombëtare, përgatitja e seancës trashëgimore, masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë trashëgimore, inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë së trashëgimlënësit, emërtimi i kujdestarit të përkohshëm të pasurisë trashëgimore, ndarja e pasurisë trashëgimore dhe transaksionet ndërmjet të gjallëve (intervivos).
Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
18-11-2022