Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i trembëdhjetë: Pakujdesia

Më 18 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pakujdesia profesionale, përgjegjësia për veprat e kryera nga pakujdesia, përgjegjësia për format e kualifikuara të veprave penale, përgjegjësia për veprat penale të kualifikuara me pasojë më të rëndë dhe përgjegjësia penale për veprat penale të kualifikuara me rrethana të posaçme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :