Më 21 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e dytë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Paraqitja e padisë në gjykatë, kërkesëpadia, llojet e padive, bashkimi i kërkesëpadive dhe mbrojtja e të paditurit nga padia.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.
21-11-2022