Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i katërmbëdhjetë: Lajthimi

Më 21 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Nga tema e këtij sesioni trajnues po trajtohen: lajthimi në objekt që ka të bëjë me person (erros in persona), lajthimi në fakt, në kuptimin e ngushtë dhe lidhja kauzale, dhe në fakt në kuptimin e gjerë, tentativa, Shkaqet që e arsyetojnë ndëshkimin për tentativë, tentativa e plotë dhe e metë, veprat penale te të cilat nuk është e mundur tentativa dhe tentativa e papërshtatshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :