Më 22 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, është duke realizuar trajnimin nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”, në mbështetje të trajnuesit znj. Merita Bina, prokurore në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: baza ligjore, vendi i ngjarjes, mënyra e veprimit në çastet e para, këqyrja-pikat kryesore, ardhja në vend të ngjarjes, krijimi i versioneve të ndryshme të ngjarjes, elaborimi i krijimit të versioneve, indiciet, Shfrytëzimi i indicieve në zbardhjen e veprave penale, klasifikimi i indicieve, mënyra e kryerjes së veprës penale si indicie dhe sjellja e dyshimtë e personit të caktuar si indicie.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
22-11-2022