Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2022

Moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i parë: Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në procedurën penale

Më 22 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shteti.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Parimet themelore dhe Aktet ndërkombëtare për lidhur me privatësinë e jetës së individit, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) dhe Pakti Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :