Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i tretë: Bashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim

Më 23 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Pjesëmarrja e personit të tretë në gjykim, ndërhyrja e organit të kujdestarisë, emërtimi i paraardhësit dhe njoftimi i personit të tretë për procedurën kontestimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :