Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2022

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i pestë: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë

Më 23 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion janë duke u trajtuar: Garancitë procedurale ne rastet e heqjes së lirisë, arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë, dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :