Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2022

Moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i dytë: Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës

Më 23 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shëtiti.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Llojet e masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe kuptimi i tyre, vëzhgimi i fshehtë fotografik ose me video, përgjimi i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendodhjes dhe zbulimi i të dhënave financiare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe rasteve praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :