Më 23 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpuntorë profesional me temë “Aktakuza, shqyrtimi gjyqesor dhe arsyetimi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth hartimit të aktakuzës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpuntorët profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
23-11-2022