Më 24 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Temat që trajtohen gjatë këtij sesioni janë: Përgatitja dhe udhëheqja e seancës përgatitore, marrja e vendimeve gjyqësore gjatë seancës përgatitore, dhe përpilimi një procesverbal të seancës përgatitore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
24-11-2022