Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-11-2022

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i gjashtë: Neni 6.1 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Më 24 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Neni 6.1 e drejta për një proces të rregullt, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, e drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, dhe Neni 6.2 dhe 6.3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :