Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-11-2022

Ndërmjetësimi në aspektin Civil

Më 24 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID – Drejtësia Komerciale, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi në aspektin Civil”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Gjyqtari nga Gjykata e Apelit z. Faton Ademi dhe ndërmjetësuesi z. Yll Zekaj.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin më të lehtë të lëndëve të përshtatshme për tu referuar në procedurën e ndërmjetësimit.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, bashkëpunëtor profesional, ndërmjetësues, zyrtarë policore si dhe avokatë nga regjioni Pejës.

Shpërndaje :