Më 24 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpuntorë profesional me temë “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Tehemlore në Pejë Dega në Deçan dhe z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mjetet juridike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpuntorët profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
24-11-2022