Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-11-2022

Nën moduli: Procedura paraprake, sesioni i parë: Procedura penale

Më 24 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “Procedura paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: Ndarja e procedurës penale, veprimet fillestare të policisë, autorizimet e policisë-bazuar në Ligjin për Policinë, veprimtaria e policisë para fillimit formal të procedurës penale, roli, relevanca, besueshmëria dhe fuqia provuese dhe hetimi penal.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :