Më 24 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në këtë sesioni po trajtohen këto tema: prezumimet procedurale lidhur me palët, kuptimi i palëve në procedurën kontestimore, përfaqësimi ligjor i rregullt në rast të mungesës së zotësisë procedurale dhe e drejta e ndjekjes së çështjes në gjykatë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.
24-11-2022