Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-11-2022

Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave – ankesave në lëminë penale

Më 25 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave – ankesave në lëminë penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme, z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Islam Sllamniku, trajnues gjyqësor i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me lejueshmërinë e kërkesave, raportin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat e rregullta në kontekst të dispozitave Kushtetuese, përvoja e kësaj gjykate sipas kërkesave - ankesave në lëminë penale, dhe rolin e kontrollit incidental të kushtetutshmërisë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë nga Niveli Themelor.

Shpërndaje :