Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2022

Akademia e Drejtësisë pjesë e Forumit të nëntë vjetor rajonal i shtetit të së drejtës për Evropën Juglindore

Më 25 dhe 26 nëntor 2022, Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, morri pjesë në Forumin e nëntë vjetor rajonal i së drejtës për Evropën Juglindore, që për temë kishte: “Të drejtat e njeriut në kohë Emergjencash”.

Qëllimi i forumit ishte promovimi i zbatimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut në nivel vendi, inkurajimi i bashkëpunimit rajonal në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të shtetit të së drejtës dhe ofrimi i ndihmës për vendet e rajonit në procesin e integrimit në BE.

Tema e Forumit 2022 ishte të drejtat e njeriut në kohë emergjencash dhe roli i gjyqësorit sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo temë është theksuar si çështje e rëndësisë themelore, relevanca e së cilës shpesh është anashkaluar. Gjatë Forumit u diskutuan një sërë çështjesh, mes të cilave këqyrja gjyqësore dhe demokratike e masave të emergjencës, diskutimi i problemeve kryesore që dolën gjatë pandemisë, dhe çështje të tjera.

Përveç diskutimeve, të gjithë pjesëmarrësit u ndanë në tri (3) grupe, ku patën rastin të trajtojnë më gjerësisht impaktin e pandemisë në ofrimin e shërbimeve të tyre, dhe ndajtën praktikat më të mira lidhur me mënyrat se si ato janë adaptuar për të vazhduar të këshillojnë dhe të mbështesin individët gjatë pandemisë.

Forumi i nëntë rajonal, për dy ditë  u zhvillua në Tiranë nën mbështetet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Qeverisë së Suedisë dhe Fondacionit Konrad Adenauer.

Përveç Kosovës, pjesë e forumit ishin edhe përfaqësues nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia.

Shpërndaje :