Më 29 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Mjetet juridike në procedurën penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe
z. Bashkim Hyseni, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me evitimi i të metave juridike dhe faktike që pretendohet se janë bërë nga gjykata përkatëse.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët e të gjitha niveleve.
29-11-2022