Më 29 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Hilmi Jashari, ekspert.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Konventën e Stambollit si mjet i rëndësishëm për luftimin e sfidave dhe zbatimin e praktikave të mira.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga gjykatat e prokuroritë, si dhe zyrtar nga zyra për ndihmë juridike falas.
29-11-2022