Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2022

Nën moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, sesioni i parë: Roli i gjyqtrait në procedurën parapenale

Më 29 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompetencat dhe rolin e gjyqtarit në procedurën praraprake, roli e gjyqtarit të procedurës paraprake me rastin e lëshimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe parimet bazë lidhur me ekspertiza që janë në kompetencë të gjyqtrait të procedurës paraprake.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :