Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2022

Nën moduli – Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i dhjetë: Seancat, afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme

Më 29  nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Mënyrat e caktimit të seancës gjyqësore, vendi i mbajtjes së seancës, afati për paraqitjen e propozimit për kthim në gjendjen e mëparshme dhe a lejohet ankesa kundër aktvendimit me të cilin vendoset për propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :