Më 30 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore – Lëmia Penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe
z. Bashkim Hyseni, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me llojet e arsyetimit ligjor, parimet e shkrimit të mirë ligjor dhe kërkesat ligjore për shkrimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore.
Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata e nivelit Themelorë.
30-11-2022