Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-12-2022

Moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, sesioni i dytë: Kontrollimi i personit sendit dhe objekteve

Më 01 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mënyrat dhe kushtet e kontrollit, kompetenca për urdhër kontroll, urdhri për anonimitet nga publiku, kufizimet në kontroll, kontrolli pa urdhër të gjykatës dhe pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :