Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-12-2022

Moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i tretë: Procedura lidhur me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit

Më 05 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura lidhur me masat të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, zgjatja e urdhrit për masat e fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe veprimet e policisë pas zbatimit të urdhrit për masën e fshehtë

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :