Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-12-2022

Nën moduli: Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale, sesioni i dytë: Kompetencat e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarëve

Më 06 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompetencat e gjykatës në hetimit paraprak sipas Kodit të Procedurës Penale,  ankesat që i shqyrton Gjykata e Apelit, Përjashtimi i gjyqtarëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :