Më 06 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.d. Kryeprokuror i Shtetit.
Në kuadër të sesionit të parë trajnues janë duke u trajtuar: vështrimi i përgjithshëm – Prokurori i Shteti, roli i prokurorit në fillimin e procedurës penale, bashëpunimi dhe mardhëniet me publikun, përjashtimi i prokurorëve të shtetit, struktura dhe kompetenca e prokurorit të shtetit, roli i prokurorit të shtetit pas pranimit të kallëzimit penal, marrja e provave nga prokurori gjatë hetimit, roli i prokurorit të shtetit lidhur me arrestimin, ndalimin dhe masat tjera për sigurimin e të pandehurit gjatë fazës së hetimit, roli i prokurorit të shtetit në fazën e ngritjes së aktakuzës, roli i prokurorit të shtetit të ngritja e përkohshme e aseteve, urdhri ndalues, masa e përkohshme për siguri, konfiskimi i përkohshëm, roli i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor, roli i prokurorit të shtetit në fazën e paraqitjes së mjeteve juridike dhe roli i prokurorit në procedurat tjera.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
06-12-2022