Më 07 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: padia e pasurimit të pa bazë, kryerja e punëve të huaja pa porosi (negotiorum gestio), shprehja e njëanshme e vullnetit si burim i detyrimeve, premtimi publik i shpërblimit, letrat me vlerë, shenjat e legjitimacionit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
07-12-2022