Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2022

Tryeze për çështje nga Procedura përmbarimore dhe jo kontestimore

Më 07-08 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezën për çështje nga Procedura  përmbarimore dhe jo kontestimore”.

Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Besnik Feka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Qëllimi i tryezës është adresimi i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave nga procedura përmbarimore.

Në këtë tryezë janë duke u trajtuar çështjet thelbësore të procedurës se përmbarimit si rastet kur procedura fillohet tek përmbaruesi privat ashtu edhe për raste kur procedura fillohet tek gjykata, pa përjashtuara edhe çështjet që lidhen me zbatimin e përmbarimit si dhe procedurën sipas mjeteve të goditjes.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, nga Gjykatat Themelore dhe Nërmjetësues nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Shpërndaje :