Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2022

Nën moduli – Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore- sesioni i dytë: Ekzaminimi psikiatrik i kryrësve me çrregullime mendore

Më 07 dhjetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, në mbështetje të trajnuesit  z. Ramadan Gashi, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: qëllimi i ekzaminimit psikiatrik nga eksperti në procedurën penale, observimi në institucionin shëndetësor, urdhri për ekzaminim duhet të përmbaj dhe institucioni kompetent për ekzaminimin psikiatrik.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe ndarje në grupe.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :