Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2022

Nën moduli – Procedura përmbarimore, sesioni i parë: Fillimi I procedurës së përmbarimit, kompetenca dhe vendimet e organit

Më 08 dhjetor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Isa Shala, përmbarues privatë.

Në sesionin e parë temat që po trajtohen janë: Shqyrtimi i propozimit përmabrimor dhe vendimet e organit përmbarues, fillimi i procedurës përmbarimore, aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim dhe përfundimi i procedurës përmbarimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :