Më 08 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura sipas mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mjetet e rregullta juridike – ankesa, afati për ushtrimin e ankesës, llojet e aktgjykimit që mund ti nxjerr Ggjykata e Apelit, palët me të drejtë ankese, kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, i dëmtuari në cila raste mund të ushtrojë ankesë dhe llojet e vendimeve të Gjykatës së Apelit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
08-12-2022