Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2022

Personat juridik si kryes të kundërvajtjes

Më 08 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Personat juridik si kryes të kundërvajtjes”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Dalip Bega dhe znj. Mejreme Zeka, Trajnuese në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kërkesave për fillimin e procedurës së Kundervajtjes -inspektoret e lamive të caktuara shpesh here nuk e definojnë cart subjektin afarist si person juridik, ashtu që subjektet afariste si biznese individuale identifikojn si persona juridik, duke i trajtuar pronaret e bizneseve individuale si persona përgjegjë të personave juridik.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga gjykata Themelor nga te gjitha regjionet e Kosovës dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :