Më 08 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i të drejtës administrative, e drejta e procedurës administrative, parimet themelore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative dhe procedura para nxjerrjes së aktit administrativ.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
08-12-2022