Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i katërt: Akti administrativ

Më 05 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: revokimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ dhe ekzekutimi i akteve administrative.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :