Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2022

Seanca e caktimit të dënimit

Më 13 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane  - OPDAT është duke realizuar aktivitetin trajnues me temën “Seanca e caktimit të dënimit ”.

Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit kanë mundësinë  të avancojnë njohuritë profesionale sa i përket  pikëpamjes amerikane për dispozitat e Kosovës për seancën e caktimit të dënimit si dhe avancimin e njohurive profesionale për mbajtjen  e një seance efektive për caktimin e dënimit duke prezantuar Udhëzuesin hap pas hapi.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar  raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, avokatë, bashkëpunëtor profesional si dhe zyrtar nga shërbimi sprovues nga Regjioni i Prishtinës dhe i Mitrovicës.  

Shpërndaje :