Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-12-2022

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar dhe i dytë, sesioni i dytë: Marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit

Më 14 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë, refuzimi i pranimit të fajësisë, aktvendimi për pranimin e fajësisë dhe procedura e mëtejme, marrja e aktgjykimit dhe shqiptimi i dënimit, përmbajtja e aktgjykimit dhe shpallja e aktgjykimit

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :