Më 15 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane - OPDAT është duke realizuar Tryezën me temën “Zhvillimi i seancës efektive për caktimin e dënimit”
Penilste të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Michelle Baeppler, Kryeprokurore, Cleveland, Ohio, z. Megan Miller, Prokurore Federale, Cleveland, Ohio
Gjatë kësaj tryeze pjesëmarrësit patën mundësinë të avancojnë njohuritë e tyre sa i përket Mbajtjes se një seance efektive për caktimin e dënimit sipas Udhëzuesit hap pas hapi
Metodologjia e tryezes ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar raste studimore, caktimin e roleve, demonstrimin e seancës gjyqësore si dhe vlerësimi kritik.
Përfitues të kësaj tryeze ishin: Prokuror dhe bashkëpunëtorë profesional nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Udhëheqësi i Departamenti Special nga Gjykata Themelore në Prishtinë si dhe gjyqtar nga Departamenti Special, Gjykata Themelore ne Prishtine
15-12-2022