Më 15 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Fazat e procedurës penale”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj , gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Valdet Gashi prokuror në Prokurorin Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me autorizimet e policisë, kallëzimi penal, aktvendimi për hudhje te kallëzimit penal, aktvendimi për fillimin e hetimeve, aktvendimi për zgjerimi te hetimeve si dhe aktvendimi për pushim te hetimeve
Në fokus të këtij trajnimi ishte analizimi i hollësishëm i legjislacionit vendor lidhur me autorizimet e policisë për ngritjen e kallëzimit penal që ndërlidhen me elementet, provat e procedurës se hetimit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtoret profesional
15-12-2022